Krenar Shala përkrahë eksperimentin e Perparim Ramës: Shumë palidhje jeni tu kritiku - NACIONALE

Krenar Shala përkrahë eksperimentin e Perparim Ramës: Shumë palidhje jeni tu kritiku

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik, Krenar Shala, i ka dalur në përkrahje vendimit të kryetarit të Prishtinës Perparim Rama, për eksperimentin e rrugëve njëkahëshe.

Rama është kritikuar me të madhe gjatë tërë ditës së sotme, por këto kritike i ka quajtur “palidhje” Krenar Shala, duke shtuar se ideja është pikërisht që ngasësit e veturave të binden se nuk ia vlenë të dalësh me veturë.

Postimi i Shalës:

Shumë palidhje jeni tu kritiku! Po qikjo osht ideja. Mu bo tollovi edhe me e pa ngasësit e kerreve që nuk ja vlen me dalë me kerr n’qytet.

P.S.

Kerret duhet me u ndalu prej orës 7:00 - 19:00 (e hane - e premte), përpos: bicikletave, motoçikletave, taksive, trotinetave elektrik, ndihmës së shpejtë, policisë, ushtrisë etj.”

Lajme të ngjashme