Krasniqi: Veriu është i ndarë nga 99-ta, të pranohet propozimi i Eskobarit - NACIONALE

Krasniqi: Veriu është i ndarë nga 99-ta, të pranohet propozimi i Eskobarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori Milazim Krasniqi, i cili pas pensionimit është kthyer në cyber-analist polik, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se e vetmja mënyre që veriu të riintegrohët është me formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe.

Asnjë përpjekje e derisotme për riintegrim, qoftë e dhunshme si ajo e vitit 2004 ose politike, nuk ka pasur sukses deri sot. As nuk mund të ketë. Kush nuk e pranon këtë realitet edhe pas 23 vitesh, vazhdon të mbetet idiot politik. Ose edhe më keq, mund të ketë qëllime të errëta. Prandaj e vetmja mënyrë që veriu të riintegrohet është me formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, si proces i negociuar në Procesin e Brukselit dhe me asistencën e SHBA-së’’, ka thënë ai.

Krasniqi, madje ka deklaruar se nëse nuk ndodhë asociacioni, poçin i vetëm mbetët konflikti i armatosur.

Opcionet e tjera janë: konflikti i armatosur, i cili e legalizon copëtimin e vendit dhe izolimi i Kosovës nga komuniteti ndërkombëtar, i cili e bën tërë Kosovën shtet të dështuar’’, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, nëse nuk pranohet propozimi i Eskobarit, për shtyrjen e afatit të kthimit të targave në RKS, atëherë rreziku i konfliktit është i madh.

Lajme të ngjashme