Krasniqi: Pushteti e ka transformuar ideologjikisht Kurtin, asgjë e majtë s'i ka mbetur
Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka dënuar kërcënimet e pushtetit ndaj punëtorëve grevist.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pushteti e ka transformuar kryeministrin Albin Kurti.
Ai ka vlerësuar se dorën e ndihmës ua ka shtrirë bankave e kompanive të mëdha, ndërsa sindikatave ua ka shpallur luftë.
“Erdhi n'pushtet duke premtuar luftë kundër oligarkëve. E derisa me të në pushtet, përfitimet enorme të kompanive të mëdha private s'u prekën fare, luftën më të ashpër ua shpalli sindikatave. Dora e ndihmës u është shtrirë bankave e kompanive të mëdha që u janë rritur fitimet. Dora e dhunës dhe kërcënimit atyre që nën qeverisjen e tij jeta u është shrenjtuar. Kaq për transformimin ideologjik të Albin Kurtit. Asgjë e majtë në të ska mbetur.”, ka shkruar Krasniqi.