Krasniqi: Kurti është tuc, veç rezistencën e ka hak
Nënkryetari i Partisë Social-Demokrate, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas konferencës së kryeministrit Kurti.
Ky i fundit prezantoi një masë lehtësuese për inflacionn që ka kapluar Republikën e Kosovës.
Ndër masat qeveritare do të jetë edhe një shumë prej 50 eurove për shërbyesit publik, e që rrokë edhe mësuesit.
Krasniqi ka thënë se pse 50 euro e jo 100? Duke ironizuar me deklaratat e Kurtit ndaj sindikatave, i cili iu kishte thënë pse po kërkoni 100 euro e jo 300.
Tutje Krasniqi e ka quajtur tuc kryeministrin duke thënë se ai e din hak vetëm rezistencën.
Pyetja është pse 50 euro? Pse jo 100 euro?
Albin Kurti po bën pazar. Sindikatat po bëjnë rezistencë të drejtë. Gjysmën e suksesit e mbërrijtën, me pak insistim do të mbërrijnë sukses të plotë.
Mos harroni: Albin Kurti është tuc. Veç presionin e rezistencën e din hak.