Krasniqi: Kjo që po shumohen emisarët për Kosovën është shenjë e keqe për Kosovën - NACIONALE

Krasniqi: Kjo që po shumohen emisarët për Kosovën është shenjë e keqe për Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka ngritur çështjen e emisarëve special që janë angazhuar nga shtetet e ndryshme për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas Krasniqit, numri i lartë i tyre i angazhuar është shenjë e keqe për Kosovë.

Ai thotë se këta emisarë janë të njëjtë si konsujt që ishin kohë më parë, prandaj janë shenjë e keqe për Kosovën dhe për ata që marrin vesh dhe që e njohin historinë e Kosovës.

Emisarët e tashëm për Kosovën, ngjajnë bukur fort me konsujt e dikurshëm. Edhe këta emisarë, si dikur konsujt, përfaqësojnë politikat e shteteve të veta, jo interesat e Kosovës. Kjo që po shumohen emisarët për Kosovën është shenjë e keqe për Kosovën. Shenjë e keqe për ata që marrin vesh, që e dinë historinë e kombit tonë. Për budallenj nuk ka kriza. Për ta puna është gjithmonë vizllimë.”, ka shkruar ai.

Aktualisht, SHBA, Gjermania, Franca, Norvegjia, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë të angazhuar emisarë për dialogun Kosovë-Serbi.

Lajme të ngjashme