Krasniqi i reagon Elvis Hoxhës: Me mendime autiste, kryeideologu i VV-së na fton që të sillemi si sovranist të hekurt - NACIONALE

Krasniqi i reagon Elvis Hoxhës: Me mendime autiste, kryeideologu i VV-së na fton që të sillemi si sovranist të hekurt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, i është kundërpërgjigjur disa qëndrimeve të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha.

”Duhet të mendojmë e të veprojmë gjatë për të bindur të tjerët për drejtësinë tonë, e jo të ndrydhemi menjëherë prej frikave abstrakte. Ky është qëndrimi pragmatik. Nëse nuk mbajmë këtë qëndrim, atëherë institucionet tona nuk do të jenë përfaqësuesit tanë politikë, por vetëm menaxhues të pazareve dhe korrupsionit të brendshëm”, kishe thënë Hoxha i VV-së, deklarata të cilat morën kundëpërgjigje nga z.Krasniqi.

Lidhur me këto pohime të Hoxhës, z.Krasniqi, përmes një shkrimi të tij në Facebook, tha se të thënat e anëtarit të VV-së synojnë të krijojnë iluzionin se të tjerët mund të binden për një kauzë autiste duke na ftuar që të sillemi si ‘sovranist të hekurt’ ndonëse vendi ynë de jure është nën protektorat, me rezolutën 1244.

I njëjti mendim konfuz, sipas profesorit Krasniqi, dominoi edhe fjalimin e kryeministrit Kurti në Paris dhe po i dikton veprimet autiste të ditëve të fundit të qeverisë Kurti.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme