Krasniqi: Drejtuesit abnormalë mundohen ta destabilzojnë vendin
Profesori universitar Milazim Krasniqi ka folur për drejtuesit normalë dhe abnormalë të liderëve shtetëror.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se drejtuesit shtetërorë, të cilët janë abnormal mundohen ta destabilzojnë vendin dhe ta rrisin mjerimin e njerëzve.
“Drejtuesit shtetërorë, kur janë njerëz normalë, mundohen ta ruajnë stabilitetin e vendit dhe ta rrisin mirëqenien e njerëzve. Drejtuesit shtetërorë, që janë abnormalë, mundohen ta destabilzojnë vendin dhe ta rrisin mjerimin e njerëzve”, ka shkruar Krasniqi.