Komuna e Prishtinës ndihmon me nga 250 euro në vit personat me kancer dhe sëmundje kronike - NACIONALE

Komuna e Prishtinës ndihmon me nga 250 euro në vit personat me kancer dhe sëmundje kronike

1 muaj më parë

nga NACIONALE

350 mijë euro është shuma e ndarë nga Komuna e Prishtinës për personat që vuajnë nga kanceri dhe sëmundjet tjera të rënda kronike.

Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

Ai ka thënë se shuma që mund të përfitojë një qytetar është 250 euro në vit, ndërsa e ka konsideruar të pamjaftueshëm buxhetin e ndarë.

“Ne e kemi ndarë një shumë ka qenë e rritur, 350 mijë sivjet shuma. Ne jemi munduar që me i përkrah sado pak personat që kanë sëmundje malinje dhe sëmundje të rënda kronike me komplikime dhe realisht është treguar që nevojat janë shumë të mëdha dhe ne prioritet u kemi dhënë personave me kancere të ndryshme, veçanërisht atyre me kancer të gjirit por edhe kancereve tjera dhe pastaj edhe sëmundje të rënda me komplikime të cilat i kanë pasur qytetarët”, ka thënë Sadiku, i cili ka konsideruar se ky buxhet është i pamjaftueshëm.

Tutje, Sadiku ka thënë që aplikimi ka filluar që nga janari i këtij viti.

“Është një grup punues që ne e kemi dhe në mënyrë të vazhdueshme po shqyrton kërkesat për ta shpenzuar këtë buxhet i cili është ndarë për qytetarët e Prishtinës. Jam i sigurt që është i pamjaftueshëm, por duke pasur parasysh fatkeqësisht që numri i qytetarëve që kanë nevojë për përkrahje financiare është i madh. Në janar ka filluar aplikimi dhe që shtatë muaj është komisioni që vazhdimisht ndanë grupet”, u shpreh Sadiku.

Lajme të ngjashme