Klasa që mban emrin “Arbërie Nagavci” nuk e përfilli thirrjen e ministres për mbajtje mësimi - NACIONALE

Klasa që mban emrin “Arbërie Nagavci” nuk e përfilli thirrjen e ministres për mbajtje mësimi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Klasa e Shkollës Fillore "Hasan Prishtina" në fshatin Busavatë të Komunës së Kamenicës, e cila mbanë emrin e Ministrës së Arsimit Arbërie Nagavci, nuk përfillën thirrjen e ministres që mësimi të filloj të mbahet më 1 shtator.

Mësuesit e kësaj shkolle iu bashkuan grevës, mirëpo, drejtori i kësaj Mefail Maliqi nuk po pajtohet me vendimin e stafit të tij që iu bashkangjitën grevës, raporton T7.

“Mjaft u bë me këtë nxënës, që katër vite 1 shtatori për ta nuk është i buzëqeshur. Që katër vite këta nxënës të kësaj shkolle maltertohen. Unë jam i mendimit, bashkë me Këshillin e Prindërve që mësimi duhet fillu”, tha Maliqi.

Kujtojmë që greva në arsim po vazhdon dhe nga SBASHK-u thonë se ajo do të zgjasë në gjithë Kosovën derisa Qeveria të bën zgjidhjen e kërkesave.

Lajme të ngjashme