"...kjo zoja?" Imer Mushkolaj me 'sulm direkt' ndaj Edita Tahirit - NACIONALE

"...kjo zoja?" Imer Mushkolaj me 'sulm direkt' ndaj Edita Tahirit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish kryenegociatorja Edita Tahiri ka bërë një postim në profilin e saj në Facebook duke pretenduar se përfaqësuesi amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e kishte lënë të heshtur Kurtin. Asaj ashpër e në mënyrë direkte i ka reaguar Imer Mushkolaj!

Tahiri krahas atij postimi me një fjali e vendosi edhe një fotografi ku dukej duke qeshur në mënyrë cinike.

E Imer Mushkolajt duket se nuk i pëlqeu fare pasi e sulmoi për rolin e saj si kryenegociatore.

“Çka po don me na kallxu kjo zoja me këtë postim? A ka farë përgjegjësie kjo për dialogun dhe marrëveshjet e arritura, apo veç i ka mbetë t’i analizojë pasojat e një procesi të nisur e të vazhduar keq?” – tha z. Mushkolaj.

Ish kryenegociatorja vazhdimisht ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën se si po e udhëhiqte dialogun me Serbinë.

Lajme të ngjashme