Kimete Berisha: Albin Kurti e ka bërë Amerikën të duket proserbe
Opinionistja Kimete Berisha ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj SHBA-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ajo ka shkruar se shefi i qeverisë me politiken e tij “sovraniste” ka bërë që sot Amerika të duket proserbe.
“Albin Kurti e ka bërë Amerikën të duket proserbe, antishqiptare, nervoze dhe gjaknxehtë. Sherri i politikës së 'pavarur' të Albin Kurtit, Eskobar sot duket si një personazh i animuar që simpatizon bandat e armatosura serbe: shih sa 'bukur' po u rri maska; shih burazerët se sa me 'elegancë' i gjuajnë ato bomba, mashallah u qoftë! Hovenier duket si një frizer që pas shiut që ua lag barrikadat, shkon e ua feniratë serbëve barrikadat me fen. E ushtarët e KFOR-it i vizitojnë bandat kriminale dhe i pyesin: A po nirthni o banditë 'simpatikë’; a po ju lagën armët!”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, Kurti ka vë në pikëpyetje politikën amerikane për Kosovën.
“Kjo po ndodh: Sherri i Albin Kurtit që e ka vë në pikëpyetje politikën amerikane për Kosovën, dhe këtë gabim e ka bërë publikisht! Të gjithë kanë dështuar. Të gjithë duken qesharakë. Atmosfera është e pabesueshme, gati surreale! Albin Kurti e ka bërë Kosovën të duket e çuditshme, e pabesueshme. Edhe lypin luftë - edhe tutën”, ka shkruar ajo.