Këshilltari në Qeverinë Kurti: Zajdenica është bela për gjeneratat e tashme e të ardhshme - NACIONALE

Këshilltari në Qeverinë Kurti: Zajdenica është bela për gjeneratat e tashme e të ardhshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fatlum Sadiku, këshilltari i zëvëndëskryeministres së Kosovës Emilia Rexhepi, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se themelimi i Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, apo siç i referohet ai “Zajednica” do të ishte problem për gjeneratat e tashme dhe për ato që vijnë.

“Zajednica e kancerizon Kosovën edhe është bela për gjeneratat e tashme e t’ardhshme”, ka shkruar Sadiku.

Së fundmi janë shtuar kërkesat e ndërkombëtarëve se Kosova duhet ta themeloj Asociacionin. Ndërkohë që kërkesa e amerikanëve është që kjo të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Lajme të ngjashme