Kërkohet që Kuvendi të ndërpresë pushimin, AAK-ja fton në interpelancë Hekuran Muratin
Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës t’i ndërpres punimet.
Ai ka njoftuar se kanë thirrure në interpelancë parlamentare ministrin e Financave, Hekuran Murati, për të dhënë llogari për bllokimin e pagave.
“Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që Kuvendi të nderpres pushimin, dhe ministri i financave, z. Hekuran Murati të japë llogari në një Interpelancë në Kuvend për bllokimin e pagave. E bashkangjitur është kërkesa jonë”, ka shkruar Tahir në profilin e tij në “Facebook”.
