Kelmendi i reagon Dimalit për grevën: Dallimi me atëherë dhe tash është konteksti - inflacioni 20%
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë disa postime të gazetarit Adriatik Kelmendi në vitin 2019 dhe një tjetër të ditës së sotme.
“Në vitin 2019 ka kërku mos me pagu haraç, sot thotë është përbuzje! Pak koncentrim ju lutem!!! E vetmja fjali që pajtohem është “rroga duhet të meritohet,” e kjo ndodh kur zavendësimi i orëve të humbura e zavendësojnë pagën e humbur!” – shkroi Basha lidhur me shkrimet e z.Kelmendi.
Pas kësaj, Kelmendi në një kundër-reagim ndaj deputetit të VV-së, i rikujtoi këtij të fundit se në këtë kohë rrethanat janë krejt të ndryshme pasi Kosova po përballet me inflacion afër 20 për qind.
“Por, dhe kjo është një por e madhe - ajo çka dallon sot me situatat para shumë vjetësh është kjo: KONTEKSTI! Afro 20% ka inflacion sivjet, krahasuar me inflacionin thuajse të papërfillshëm viteve të kaluara. Sot paga e mësimdhënësit është me vlerë më të vogël se para 3, 4 e 5 vjetëve. Tash, dorën në zemër mësuesit nuk e kanë luksin e deputetëve, që të marrin paga edhe kur protestojnë, edhe kur janë në pushim, edhe kur nuk shkojnë në punë fare e edhe kur nuk flasin kurrë në Kuvend e komisione. Thjesht, deputetët duhet të skuqen kur flasin për mësuesit. Përveç nëse e kanë ndonjë inat personal me ta për shkak të ndonjë note të dobët kur kanë qenë në shkollë! Kurrë s’i dihet pse gjithë ky vrull për hakmarrje ndaj mësuesve! Traumë?!” – shkroi Kelmendi mes tjerash.
Postimi i plotë: