Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve: Detajet e Policisë - NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve: Detajet e Policisë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm brenda 24 orëve, katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë.

Një rast ka ndodhur në Prishtinë, dy në Graçanicë, dhe një në Rahovec.

Njoftimi i Policisë:

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë / 25.03.2024 – 06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar viktimën femër kosovare Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Graqanicë / 22.03.2024 – 18:45. Më 25.03.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën e larcekur ndaj viktimave kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Graqanicë / 25.03.2024 – 15:30. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar për shkak se dyshohet kishte sulmuar fizikisht viktimat kosovarë. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec / 25.03.2024 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimes femer kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme