Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve - NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë / 06.10.2024 – 10:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

· Sllatinë / 06.10.2024-07:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

DHUNË NË FAMILJE

· Pejë / 05.10.2024 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur viktimën femër kosovare me të cilën ai më herët kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Pejë / 06.10.2024 – 17:59. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshjeje verbale kishte tentuar ta godasë, viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme