Kamerat filmojnë Rrëqebullin e Ballkanit, specia e rrallë shihet në Pogradec - NACIONALE

Kamerat filmojnë Rrëqebullin e Ballkanit, specia e rrallë shihet në Pogradec

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rrëqebulli, një specie e pa parë prej shumë kohësh në këto zona, është kapur dhe fotografuar në zonën e mbrojtur të Gurit të Nikës.

Pamjet janë publikuar nga ADZM, të marra nga kamerat kurth të vendosura në zonë.

Rrëqebulli është një specie e rrallë dhe njihet si e rrezikuar.

“Rrëqebulli i Ballkanit fotografohet për herë të parë në zonën e mbrojtur Guri i Nikës, Pogradec. Kamerat e kurthit të vendosura nga ADZM Korçë, bënë të mundur dokumentimin e kësaj specieje të rrallë, e cila njihet si e rrezikuar. Falë metodave të konservimit të aplikuara në këto zona, kjo specie po vazhdon shtrirjen e habitatit të tij në territorin shqiptar. Rrëqebulli i Ballkanit ka një përhapje të kufizuar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë,”- shkruan ADZM.

Lajme të ngjashme