JYSK hap dyqanin e ri në Mitrovicë - 10 prill, ora 10:00 - NACIONALE

JYSK hap dyqanin e ri në Mitrovicë - 10 prill, ora 10:00

1 vit më parë

nga NACIONALE

Rrjeti i njohur skandinav i produkteve për shtëpi dhe kopsht, JYSK, vazhdon zgjerimin e tij në Kosovë me hapjen e një dyqani të ri në Mitrovicë, në qendrën tregtare “Mall of Mitrovica” me 10 prill (e enjte) në ora 10:00. Kjo shënon dyqanin e 11-të të JYSK-ut në vend, duke e bërë brendin edhe më të afërt për klientët në Kosovë.

Hapja e dyqanit të ri në Mitrovicë nuk do të jetë një ngjarje e zakonshme! Të gjithë vizitorët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga ofertat ekskluzive, të marrin pjesë në lojëra dhe të fitojnë zbritje apo produkte falas. Për më tepër, do të krijohet një atmosferë festive që do të bëjë këtë event edhe më të veçantë për të gjithë.

JYSK ju sjell ofertat e shumëpritura, duke filluar nga data 10 e deri më 24 prill – plot 15 ditë super oferta që nuk duhet t’i humbisni!

Me këtë dyqan të ri, JYSK jo vetëm që e forcon prezencën e tij në tregun kosovar, por gjithashtu u ofron klientëve një atmosferë perfekte të blerjes.

Kjo është mundësia juaj e artë për të përfituar nga produkte cilësore që kombinojnë dizajnin nordik dhe çmimet më të volitshme të vitit.

Shfletoni fletushkën në JYSK-ks.com për të shikuar të gjitha zbritjet. Vizitoni dyqanet e JYSK apo porositni online.

*Artikull i sponsorizuar!

Lajme të ngjashme