Istog: Vdes një grua, dyshohet se kishte rënë nga ballkoni i shtëpisë - NACIONALE

Istog: Vdes një grua, dyshohet se kishte rënë nga ballkoni i shtëpisë

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Një rast i hetimit të vdekjes është raportuar në Istog.

Atje, një grua u gjet pa shenja jete në oborr. Sipas Policisë, dyshohet se kishte rënë nga ballkoni i shtëpisë.

HETIM I VDEKJES

Istog 10.06.2025 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare në oborrin e shtëpisë së saj ishte gjetur pa shenja jete, dyshohet se ajo ka rënë nga ballkoni i shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Lajme të ngjashme