Islami, Kurtit: Kur Thaçi mbante konfidenciale bisedimet për këmbim të territoreve e shpalleshit tradhtar
Analisti Dardan Islami ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë sot se nuk mund të jep shumë detaje për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, duke aluduar se ka qenë kërkesë e ndërmjetësuesve që të ruhet konfidencialiteti.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kur ish-presidenti Thaçi mbante fshehur negociatat për këmbim të territoreve e shpallnin tradhtar.
“Edhe Hashimi kqyrke me mbajt konfidenciale marveshjen per kembim teritoresh, po e shpallen tradhtar!”, ka shkruar Islami.