Ish-Avokati i Shtetit: Kërkesa e Muratit për listat e grevistëve është e kundërligjshme - NACIONALE

Ish-Avokati i Shtetit: Kërkesa e Muratit për listat e grevistëve është e kundërligjshme

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-avokati i Shtetit, Sami Istrefi thotë se Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, nuk ka të drejtë të kërkojë listat e grevistëve.

Istrefi tha në Klan Kosova se veprimi i ministrit për të kërkuar listat e grevistëve është i kundërligjshëm.

“Ministri dhe asnjë ministër tjetër nuk ka të drejtë të nxjerrë lista, të thërret lista dhe të harton lista sa i përket grevës në nivel vendi, sepse kjo është totalisht e kundërligjshme. Neni 24 i Ligjit për Greva thotë se ekziston evidenca e atyre që marrin pjesë në grevë” – tha Istrefi.

Ditë më parë në një konferencë për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pati thënë se ata të cilët kanë qenë dhe janë në grevë do të pezullohen nga paga.

Sa i përket ekzekutimit të pagave sot është bërë pjesërisht për shkak se llogaritja e listës së pagave merr kohë dhe zakonisht ky proces fillon në mes të muajit. Sa i përket listave të grevistëve, ne kemi kërkuar që të na paraqitet lista e atyre që janë duke punuar, pra kush është në vendin e punës duhet të lajmërohen”, kishte thënë Murati.

Lajme të ngjashme