Ish-analist Qorrolli "lë" Kosovën, merret me Ajnshtajnin dhe përmend ca miliona dollarë
Vigan Qorrolli, ligjërues në UP e dikur edhe analist “mesatar” nëpër televizionet kosovare, ka bërë një status. Por, jo lexues të dashur, ish-analisti Qorrolli nuk shkruar për Kosovën, dialogun, apo situatën në sektorin e drejtësisë, ku pandehim se z.Qorrolli mund të thotë diçka të mençur.
Ish-kadidati serik për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese kësaj radhe ka zgjedhur të shkruaj për Albert Ajnshtajnin, fizikanin e njohur gjerman, që bëri revolucion me teorinë e tij të relativitetit.
Qorrolli ka shkruar për historinë e shkrimit të lënë pas nga Ajnshtajni gjatë vizitës së tij në një hotel në Japoni në vitin 1992.
“Kur Albert Einstein (Ajnshtajn) qëndroi në një hotel në Japoni në vitin 1922, ai e gjeti veten në një moment pa para për t’i lënë bakshish stafit të hotelit.
Ajnshtajni i shkarraviti dy fleta të bardha dhe ia dorëzoi një mazhordomi, duke i thënë atij: "Një ditë këto do të vlejnë diçka".
Ato fleta me shënime prej hiçi, u shitën në vitin 2017 për një vlerë prej 1.56 milionë dollarësh.”, shkroi z.Qorrolli për historinë e z.Ajnshtajnin, pa treguar arsyen pse po e ndan me ndjekësit e tij këtë histori interesante të fizikanit të njohur.
Në fakt, z.Ajnshajni i dha shërbyesve në hotelin “Imperial” në Tokoi një flet në të cilën kishte lënë një porosi të jashtëzakonshme në gjuhën gjermane.
"Një jetë e qetë dhe e përunjur do të sjellë më shumë lumturi sesa ndjekja e suksesit dhe shqetësimi i vazhdueshëm që vjen me të"-, shkroi z.Ajnshtajnsipas BBC.

Ndërsa në shkrimin e dytë, ka një mesazh edhe më të shkurtur “kur ka vullnet, gjendet një rrugë”.