Ironizon përfaqësuesi i grevistëve: Vetëm 400 zyrtarëve serbë që paguhen që 8 vite mos ua ndalni pagat - NACIONALE

Ironizon përfaqësuesi i grevistëve: Vetëm 400 zyrtarëve serbë që paguhen që 8 vite mos ua ndalni pagat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësues i këshillit grevist, Ali Sefaj, ka ironizuar me veprimin e Qeverisë së Kosovës për të i ndalur pagat punëtorëve grevistë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ironizuar duke shkruar se vetëm 400 zyrtarëve serb të strukturave paralele qe marrin paga qe 8 vite të mos ua ndalin.

Veç 400 zyrtarëve serb (të strukturave paralele) qe marrin paga qe 8 vite, pa dalë asnjë ditë në punë, e duke e luftuar përditë shtetin e Kosovës, të mos ua nalni pagat, se për ne të tjerëve s‘ka problem. Ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë për Republikën”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme