Intervistohet pronari i lokalit ku dyshohet se u helmuan rreth 30 persona - NACIONALE

Intervistohet pronari i lokalit ku dyshohet se u helmuan rreth 30 persona

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lokali ku dyshohet se u helmuan rreth 30 persona dyshohet se është mbyllur përkohësisht nga inspektorët.

Kështu raporton “Sinjali”, duke cituar zëdhënësin e Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Po ashtu, raportohet që është intervistuar edhe pronari i lokalit.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe inspektorët komunal si dhe ata të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës. Lokali përkohësisht është mbyllur nga këta të fundit. Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar pronari i lokalit dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Prodhimi dhe vënja në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” – ka thënë ai.

Ndërkohë, më herët Komuna e Malishevës njoftoi se rreth 30 persona dyshohet se janë helmuar. Disa janë dërguar për trajtim në QKUK, dhe disa në spitalin e Prizrenit.

Sipas komunës, situata është në kontroll.

Lajme të ngjashme