Inspeksioni i Komunës së Prishtinës në aksion nën asistimin e policisë
Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës ka njoftuar se ka nisur një aksion të gjerë nën asistimin edhe të policisë që ka për qëllim inspektimin, përkatësisht parandalimin e futjes në brendi të qytetit të operatorëve ndërurbanë që merren me transportin e udhëtarëve nga komunat fqinje për në Prishtinë dhe anasjelltas.
Sipas tyre, ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për shkak pasi që “këta operatorë duke u futur në brendi të qytetit, përveç mosrespektimit të rendit të udhëtimit, të njëjtit me veprimet e tyre po e rëndojnë dukshëm edhe rrjedhën normale të trafikut në kryeqytet”.
Njoftimi i plotë:
"Drejtoria e Inspeksionit, nga sot ka nisur një aksion të gjerë nën asistimin edhe të policisë që ka për qëllim inspektimin, përkatësisht, parandalimin e futjes në brendi të qytetit të opertorëve (ndërurban) që merren me transportin e udhëtarëve nga komunat fqinje për në Prishtinë, dhe anasjelltas. Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për shkak se, këta operatorë duke u futur në brendi të qytetit përveç mosrespektimit të rendit të udhëtimit të njëjtit me veprimet e tyre po e rëndojnë dukshëm edhe rrjedhën normale të trafikut në kryeqytet. Për këtë qëllim, Drejtoria e Inspeksionit kërkon nga të gjithë operatorët ndërurban që të respektojnë në mënyrë strikte vijën e qarkullimit të tyre për shkak se në të ardhmen përveç gjobave ndaj tyre do të inicohet edhe procedura e sekuestrimit të përkohshëm të mjeteve të tyre të transportit".