IKSHPK: Gripi ka kaluar pragun epidemik, rreth 7800 raste nga 6 deri më 12 janar - NACIONALE

IKSHPK: Gripi ka kaluar pragun epidemik, rreth 7800 raste nga 6 deri më 12 janar

2 javë më parë

nga NACIONALE

Rastet e gripit sezonal kanë kaluar pragun epidemik, raportohet se ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në një përgjigje për REL, instituti ka bërë me dije se pragu kalohet kur regjistrohen 5 mijë apo më shumë raste me grip.

Nga 6 deri më 12 janar, janë raportuar 7 mijë e 826 raste me sëmundje të ngashme si gripi, ndërsa ka pasur një rast të vdekjes, i moshës 79 vjeçare.

“Çdo sezon, institucionet shëndetësore kosovare regjistrojnë raste te vdekjeve dhe atë kryesisht te moshat mbi 65-vjeçare dhe rastet me sëmundje kronike përcjellëse, me trend të ngjashëm sikurse edhe në shtetet evropiane”kanë thënë nga IKSHPK.

Lajme të ngjashme