Ibrahimi: Parashikimi më realist është se vitin e ardhshëm do të kemi recesion ekonomik
Ish-kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Ilir Ibrahimi, ka komentuar shifrat për rritjen ekonomike.
Derisa vitin e kaluar rritja ekonomike ka qenë mbi 10 për qind, ai ka thënë se rritja ekonomike për këtë vite pritet të jetë 3.1%.
Në profilin e tij në “Facbook”, ai ka parashikuar se për vitin e ardhshëm pritet të kemi recesion ekonomik.
“Sipas raportit të Bankës Botërore, në vitin 2021 rritja ekonomike në Kosovë ishte 10.5%. Sipas të po të njejtit institucion, rritja ekonomike në vitin 2022 pritet të jetë 3.1%. Çka ndodhi që brenda një viti të kemi një rënie kaq të madhe të rritjes ekonomike? Cfarë bëri mirë qeveria në 2021 e ku huqi në 2022? P.S. parashikimi im më optimist është që rritja për vitin 2023 të jetë rreth 1% ndërsa parashikimi më realist është se do të kemi recesion”, ka shkruar Ibrahimi.