Hyseni reagon për punësimet familjare, e quan deputetin Gola servil e oborrtarë - NACIONALE

Hyseni reagon për punësimet familjare, e quan deputetin Gola servil e oborrtarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Partisë Social Demokrate, Zgjim Hyseni ka reaguar për punësimin e dhëndrrit të kryetarës së Grupiit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Duke e shpërndarë lajmin, ku nga Ministria e Shëndetësisë thnë se nuk e kanë ditur se ka ndonjë lidhje familjare, i punëusari dhe zonja Kusari, Zgjim Hyseni, ka goditur partinë në pushtet, e sidomos, deputetin e profesorin nga Gjakova, Ardian Gola.

Sipas Hysenit, deklarata e Golës, se “Te ne profesionalizmi është rregull, kurse nepotizmi koiçidencë” tregon se ky i fundit është “kampion” për të ilustruar fenomenet e veçanta.

Tutje, Hyseni duke shpjeguar, e dekonstruktuar fjalinë e Golës, si dhe ngjarjen e fundit, thotë se të tillët kanë mbetë vetëm servila që sillen koridoreve të pushtetit. Ose oborrtarë.

Shkrimi i plotë i Hysenit:

"Te ne profesionalizmi eshte rregull, kurse nepotizmi koincidence. Te ju, eshte rregull nepotizmi, kurse koincidence profesionalizmi." Keshtu ka thene profesori nga Gjakova, Ardian Gola.

Cfare deklarate, kampion per me i ilustru fenomenet e vecanta. Paramendo, familja si meritokraci. Dija me shkathesi teknike eshte kompetenca e njohur si autoritet ne marredheniet kapitaliste: meritokracia pra. Meritokracia behet rregull e administrimit modern. Kjo eshte pas shthurrjes se feudalizmit, ku klasa dhe privilegji eshte familje dhe trashegemi. Pinjolle, linje gjaku qe percjellin brezat. Historia nuk i ndan me thike epokat. Familjet, mbiemrat, pretendimet jane aty. Relikte qe kur iu vjen rasti ringjallen si fantazma. Gola sociolog, anakronik deri ne qiell, po na thote meritokraci sepse familje.

Fenomeni megjithate nuk eshte krejt absurd. Aristokracia e sotme eshte shoqeria e larte te ciles privilegjet i vijne nga kultura e dija. Pronat e keshtjellat jane aty vec me konfirmu shijen e holle e mendjen e ndritun. Keta mbiemnat e elites tone, keshtu jane, vecse mungesa e pronave i kane lane pa hije t'rande. Ua ka pervertu krejt sjelljen. I ka ba vec servila qe sillen korridoreve t'pushtetit. Ma mire oborrtare.

Lajme të ngjashme