Hyseni: Lufta e Qeverisë kundër sindikatave e paprecedentë
Aktivisti i PSD-së, Zgjim Hyseni, e ka vlerësuar si të paprecedentë luftën e Qeverisë me sindikatat.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se duhesh me qenë i zhytur në krizë të rëndë mendimi që mos me të përshtypje nëse në të ardhmen ke me u identifikuar si “grevëthyes”.
“E PA PRECEDENTË lufta e Qeverisë kundër sindikatave. Një aparatçik me emrin Enis Spahiu i ka shkru qarkore grevistëve tu i kërcenu me ndalim të pagave nese greva vazhdon. Mirë është me i ba të famshëm këta “punëtorët e thjeshtë” që shërbejnë edhe i rrudhin krahët. Këtë qenie t’kërrusur që kurrë s’ka faj se gjithmonë veç me udhëzime ka punu. Duhesh me qenë i zhytun në krizë t’randë mendimi mos me t’ba përshtypje nese në të ardhmen ki me u identifiku si “grevëthyes”. Përthithja ideologjike shkon aq larg, deri te pamundësia për ta njohur tjetrin. Subjekti i tillë është subjekti i ontologjizuar, ai e ka një rol historik t’garantum, të tjerat janë pengesa pa hesap”, ka shkruara ai.