Holiday 2 – Investimi i duhur për jetë moderne pranë detit - NACIONALE

Holiday 2 – Investimi i duhur për jetë moderne pranë detit

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të projektit Holiday 1, ku të gjitha apartamentet janë shitur, kompania Edil Projekt vjen sërish me një investim madhor që po i jep një pamje të re bregdetit të Shëngjinit – kompleksin rezidencial Holiday 2.

I pozicionuar vetëm 10 metra nga bregdeti i Adriatikut, ky resort ofron një nga zonat më të qeta dhe relaksuese, ideale për apartamentin e ëndrrave apo shtëpinë e pushimit. I rrethuar nga pishat, kompleksi ofron privilegjin e tingullit të detit dhe freskinë natyrore të gjelbërimit, duke krijuar një ambient unik për jetesë dhe pushim.

Projekti përbëhet nga disa kulla elegante, të ndërtuara çdo ditë me punime cilësore dhe sipas standardeve më të fundit të ndërtimit modern, duke e bërë investimin tuaj të sigurt dhe të besueshëm. Holiday 2 pasqyron përkushtimin dhe seriozitetin e Edil Projekt në çdo detaj, për të garantuar komoditet, siguri dhe estetikë bashkëkohore.

Kompleksi ofron një gamë të gjerë facilitetesh, duke përfshirë apartamente moderne, njësi shërbimi dhe biznesi, pishinë, kënd lojërash për fëmijë, plazh privat, parking dhe siguri 24/7, duke e kthyer atë në një resort rezidencial të kompletuar.

Holiday 2 nuk është thjesht një kompleks banimi – është një mënyrë jetese, ku natyra, qetësia, rehatia dhe cilësia ndërthuren në mënyrë perfekte për familjen tuaj.

Lajme të ngjashme