Heqja e reklamave prej autostradave, Ismaili: Relax, o Hysen, se s'je tuj ba sen - NACIONALE

Heqja e reklamave prej autostradave, Ismaili: Relax, o Hysen, se s'je tuj ba sen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti LV-së, Fisnik Ismaili, ka reaguar ndaj aksionit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësimor dhe Infrastrukturës, për ti hequr reklamë në autostradat e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ato reklama ishin vetëdjësuese dhe të këndshme.

Ai është tallur me zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësimor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili ka thënë se më nuk do të ketë më asnjë reklamë në autostradat e Kosovës.

“Qato slogane përmi ura, përveç se kanë qenë vetëdijësuese, ishin edhe zbavitëse e të këndshme, o Hysen! Ki sene ma të mençme me ba, se me i hjekë. Relax, o Hysen, se s'je tuj ba sen! Relax, o Durmish, ulu, prapë nish!”, ka shkruar ai

Lajme të ngjashme