Haradinaj: I tronditur nga rasti në Pejë, i tërë zinxhiri menaxhues të dalin para drejtësisë - NACIONALE

Haradinaj: I tronditur nga rasti në Pejë, i tërë zinxhiri menaxhues të dalin para drejtësisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur nga rasti në Pejë ku një grua e moshuar u keqtrajtua nga infermieret në qendren e të moshuarve në “Orenda” në Pejë.

Status i plotë:

I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të.

E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë.

Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë!

Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet.

Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë!

Kryetari i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur nga rasti në Pejë ku një grua e moshuar u keqtrajtua nga infermieret në qendren e të moshuarve në “Orenda” në Pejë.

Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.

Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere.

Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.

Ndërkohë, Nacionale e ka konfirmuar tashmë se dy infermiere deri tash janë arrestuar ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Ngjarja ka ndodhur në një dom të pleqve privat në Pejë, i cili quhet “Orenda”.

Të gjitha ngjarjet dhe reagimet mund t’i përcillni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme