Haliti publikon dy fotografi të Sveçles: Njëra duke sulmuar policinë, tjetra duke nderuar ushtarët serbë - NACIONALE

Haliti publikon dy fotografi të Sveçles: Njëra duke sulmuar policinë, tjetra duke nderuar ushtarët serbë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik, Afrim Haliti ka reaguar në lidhje me lajmin që qarkullon në mëdia që Togu i Gardës Ceremoniale ka bërë nderime për të rënët serb të vitit 1912, e ndërkohë që Ministria e Mrojtjes e cilësoi si lajm të pa vërtetë.

Ndërkohë, analisti Haliti në një postim në Facebook ka publikuar dy fotografi të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke thënë se njëra është ku sulmohen Policia e Kosovës dhe tjetra duke nderuar ushtarët serbë që kryen vrasje ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Dy fytyrat e Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla të Vetëvendosjes: Foto 1: Duke sulmuar Policinë e Republikës së Kosovës; Foto 2: Duke nderuar ushtarët serbë që kryen vrasje ndaj shqiptarëve në Kosovë”, ka shkruar Haliti në Facebook.

Lajme të ngjashme