Haliti: Liberalizimi s`do të ndodh në qeverisjen e atyre që kanë lobuar kundër
Analisti Afrim Haliti ka komentuar veprimin e vendeve të BE-së që vendimi për çështjen e liberalizimit të vizave të mos futet sot në rend të ditës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë në këtë qeverisje.
Ai ka vlerësuar se zyrtarët e sotëm qeveritar kanë kontribuuar për mosliberalizimin e vizave.
“Liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë gjatë qeverisjes së atyre që kanë lobu dhe kontribu për mos liberalizim”, ka shkruar Haliti.
Radio Evropa e Lirë ka raportuar se është hequr nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së propozimi për liberalizimin e vizave më 1 janar 2024 për shkak të situatës në veri të vendit.
Sipas raportimit të REL, zhvillimet politike në veri të Kosovës janë arsyet kryesore që çuan në heqjen e diskutimit për liberalizimin e vizave nga rendi i ditës.