Haliti: Kush po ia proceson informatat nga Serbia Robellit
Analisti politik, Afrim Haliti ka reaguar pas shkrimeve që ka bërë gazetari, Enver Robelli, për Gabriel Escobarin duke thënë se para dy dekadash ai kishte punuar në ambasadën amerikane në Beograd, e prandaj ai mund të ishte i lidhur me krimin e organizuar serb po ashtu.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, thënë se nuk duhet anashkaluar pyetjen se kush po ia proceson informatat e tilla nga Serbia Robellit.
Haliti tutje ka thënë se Enver Robelli është një gazetar i dënuar për shpifje nga një gjykatë Zviceriane.
“Fenomeni Ambasador. Nuk duhet anashkaluar pyetjen se kush po ia proceson informatat e tilla nga Serbia Robellit - një gazetar i dënuar për shpifje nga një gjykatë Zviceriane?” - ka shkruar Haliti në Facebook.