Halimi e LDK-së për krizën energjetike: Qeveria duarkryqe, konstatojnë në vend se të veprojnë - NACIONALE

Halimi e LDK-së për krizën energjetike: Qeveria duarkryqe, konstatojnë në vend se të veprojnë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtarja e kryesisë së LDK-së dhe zëdhënësja e këtij subjekti politik, Sibel Halimi ka kritikuar zyrtarët qeveritar rreth çështjes së menaxhimit të krizës energjetike.

Halimi tha se shteti po konstaton në vend se të veprojë për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve.

“Në vend se të angazhohen për të marrë masa për të kontraktuar energji - sidomos tani kur çmimi i saj në bursë ka rënë ndjeshëm; ministrja dhe e gjithë qeveria duarkryqe, konstatojnë në vend se të veprojnë”, ka deklaruar ajo.

Tutje Halimi ka shkruar se “taksat tona në arkën e shtetit, në vend se të zhvlerësohen muaj pas muaji nga inflacioni enorm, do të vlenin më shumë si investim në kapacitete prodhuese apo kontraktim energjie në bursë, që qytetarët tanë të mos mbesin në terr”.

“Veçse, për diçka të tillë, kërkohet edhe punë; ndërkohë që kryeministri dhe qeveria e tij dinë të bëjnë vetëm propagandë e videoklipe!”, ka përfunduar ajo.

Lajme të ngjashme