Bajrami: Qeveria të gjejë zgjidhje dhe të mos konfrontohet me sindikatat - NACIONALE

Bajrami: Qeveria të gjejë zgjidhje dhe të mos konfrontohet me sindikatat

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ftuar Qeverinë e Kosovës që të gjej një zgjidhje dhe të mos konfrontohet me sindikatat të cilat janë futur në grevë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se partia në pushtet e ka për obligim të ulet me sindikalistet, të nisë dialogun social dhe të gjendet një zgjidhje për përfundimin e grevës.

Ish-ministrja e Financave ia ka rikujtuar LV-së se sa ka qenë në opozitë ka përkrahur grevat e sindikatave.

Partia në pushtet, Qeveria dhe Kurti duhet të gjejnë zgjidhje e jo të konfrontohen me grevistë. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, dikur përkrahëse e secilës grevë në sektor publik e privat, duhet të gjejë zgjidhje shpejt për grevën e nisur sot sepse dëmi nga zgjatja e grevës mund të jetë i parikuperueshëm. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka për obligim të ulet me sindikalistet, të nisë dialogun social dhe të gjendet një zgjidhje për përfundimin e grevës. Vetëvendosje ka ardhur në pushtet duke premtuar zgjidhje për secilin problem në nivel lokal, në nivel qendror, në nivel mbarëkombëtar e ndërkombëtar”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, rruga që ka zgjedhur Qeveria është e gabuar.

Tash, në vend të zgjidhjeve, Qeveria ka zgjedhur konfrontimi me sindikatat si rrugë e vetme. Kjo rrugë është e gabuar pasi pasojat do t’i bartin të gjithë e jo veç partia në pushtet dhe kryeministri Kurti. Edhe ideja për t’i ndëshkuar sindikalistët grevistë është vepër penale dhe nuk mund të realizohet në një shtet demokratik siç është Kosova. Ne kemi në fuqi Ligjin për Grevat, i cili i ka dhënë të drejtë punëtorit të organizojë grevë të ligjshme dhe i ka dhënë mbrojtje se askush s’mund të marrë masa ndaj tij pse ka hyrë në grevë të ligjshme. Ndëshkimet përmes komisarëve dhe komisariateve mund t’i bëjnë vetëm në parti por jo edhe në Qeveri”, ka vlerësuar ajo.

Ajo ka bërë me dije se qeveria nuk po merret me asnjë temë që ka të bëj me qeverisjen.

Lajme të ngjashme