Guvernatori i BQK-së: Rritja ekonomike këtë vit pritet të sillet rreth 3 deri 4 për qind
Sot, Banka Qendrore e Kosovës, ka mbajtur konferencën e fundit për këtë vit, në të cilën foli Guvernatori i BKQ-së, Fehmi Mehmeti, i cili tha se BPV-ja në këtë vit pritet të shënoj rritje prej 3 deri në 4 për qind.
“Sipas vlerësimeve të BQK-së, BPV-ja ne 2023 pritet të shënoj rritje të ngadalësuar prej 3 deri në 4 për qind, kryesisht për shkak të tkurrjes së kërkesës së brendshme dhe rritjes së importit, ndërsa eksportet kanë ndikuar pozitivisht”, ka thënë Mehmeti.
Ai tha se gjatë këtij viti ka pasur rritje të remitencave të dërguara në Kosovë. Siç thtotë ai deri në fund të muajit tetor janë pranuar 1 miliardë euro.
“Po ashtu, viti 2022 shënoi një ritëm me të shpejte të rritjes edhe për remitencat e dërguara nga diaspora në Kosovë. Vlera e remitencave të pranuara deri në fund të muajit tetor 2022 është 1 miliard euro, që paraqet rritje vjetore prej 5.5 për qind”, ka thënë ndër të tjera Mehmëti.
Mehmeti gjithashtu foli edhe për sektorin bankar ku tregoj për shumën e kredive të lëshuara.
“Deri në tetor të këtij viti, vlera e kredive të reja të lëshuara nga sektori bankar ishte 1.59 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 13. 6 për qind, përderisa vlera e përgjithshme e kredive aktive në sektorin bankar deri në shtator të vitit 2022 ishte 4. 27 miliardë euro, e cila paraqet një rritje vjetore prej 18. 4 për qind , krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar” është shprehur Guvernatori Mehmeti.