Grupi "Asnjë cent më shumë" dorëzon padi kundër ZRrE-së për çmimin e rrymës - NACIONALE

Grupi "Asnjë cent më shumë" dorëzon padi kundër ZRrE-së për çmimin e rrymës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Grupi qytetar “Asnjë cent më shumë”, ka dorëzuar të premten në Pallatin e Drejtësisë padinë kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), për shkak të vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Padia u dorëzua nga avokati Ardian Bajraktari dhe përfaqësuesi i grupit Ali Sefaj.

Ky vendim u cilësua nga përfaqësuesit e grupit si diskriminues, meqë nuk aplikohet në katër komunat veriore të vendit.

Grupi bëri të ditur gjithashtu se do t’i drejtohet edhe Avokatit të Popullit, duke kërkuar anulimin e këtij vendimi që, sipas tyre, cenon parimin e barazisë së qytetarëve para ligjit.

Lajme të ngjashme