Grafiku me kandila
Me siguri keni parë ose keni dëgjuar për “Candlestick Charts” apo grafikët me kandila, por nuk e keni pasur idenë se çfarë janë, ose për çfarë shërbejnë ata.
Në këtë artikull mund të mësoni si e lexojmë një grafik me kandila (Candlestick Charts), pse e përdorim grafikun me kandila, principet e analizës, si dhe një shpjegim të të gjitha modeleve të kandilave (Candle Patterns).
- Si ta lexojmë një grafik me kandila (Candlestick Charts)?
Kandilat apo Candles janë vetëm një version i grafikut të çmimit që paraqitet në zona kohore të ndryshme, duke parë lëvizjen e çmimit në bazë të një qiriu, varësisht prej kohës kur ne vendosim ta shohim atë.
Candlestick ka një Anatomi të tij që përbëhet prej:
- Trupit (Body)
- Ngjyrës (Color)
- Fitilit (Wick)
- Kohës (Time)

Trupi i kandilit (Candle Body) – është distanca mes çmimit të hapjes (Open Price) dhe çmimit mbyllës (Close Price)
Ngjyra e kandilit (Candle Color) – varet se çfarë kandili kemi në grafik. Kemi dy lloje të kandilave: atë rënës (Bearish) dhe atë ngritës (Bullish).
Kur çmimi mbyllës (Close Price) është më i lartë se ai hapës (Open Price), atëherë kemi një kandil ngritës (Bullish Candle) që ka ngjyrën e gjelbërt
Ndërsa kur çmimi mbyllës (Close Price) është më i ulët se ai hapës (Open Price), kemi një kandil rënës (Bearish Candle), që ka ngjyrën e kuqe. Shiko foton lart.
Fitilat (Wicks) – e prezantojnë çmimin më të lartë dhe më të ulët që ka prekur kandili gjatë kësaj kohe.
Koha (Time) – secili kandil prezanton një interval specifik kohor (psh: 5 Minuta, 15 Minuta, 4 Orë, 1 Ditë, 1 Javë).

Këtu kemi një grafik me kandila (Candle Chart), ku çdo kandil prezanton një interval kohor prej një dite, dhe ka informacione brenda tij me çmimet e hapjes, mbylljes, çmimin më të lartë, më të ulët, dhe po ashtu ngjyrën e kandilit, varësisht se a është në rënie apo në ngritje ai kandil.
Nëse marrim shembull X Valute në një zone prej një ore e cila ka nisur një Candle në cmim 1.00$, atëherë Opening Price është 1$, përgjatë kohës një-orëshe çmimi ka lëvizur poshtë deri në 0.90$, por përsëri është ngritur deri në 1.20$, e pastaj në fund është mbyllur me cmim të fundit 1.10$ atëherë kemi një Candle të formuar kështu:
Opening Price: 1.00$
Closing Price: 1.10$
Lower wick: 0.90$
Higher wick: 1.20$
- Pse e përdorim grafikun me Kandila?

Ky është një model tjetër i grafikut, që quhet Line Chart, që tregon vetëm çmimin specifik në mbyllje dhe në kohë te caktuar, ndërsa ne përdorim grafikun me kandila për shkak se kemi informacione më shumë, në kohe reale, po ashtu edhe informata të shumta të çmimeve përgjatë kohës.
- Principet e Analizës
- Të dhënat e shfaqura në grafik, që nuk japin një kontekst, janë të dhëna të pakuptimta dhe pavlerë,
- Sa më shumë të dhëna e mbështesin analizën dhe hipotezën tuaj, aq më të mëdha janë gjasat që kjo analizë të jetë e saktë,
- Të dhënat gjithmonë vijnë me devijime. Duhet të kuptojmë se si t’i identifikojmë ato të dhëna që janë të rëndësishme për neve dhe të ndërtojmë analizë mbi to,
- Moskomplikimi i analizës është primar Thjeshtësia e bën konsistencen më të lehtë, kështu që duhet të largohemi nga analizat e komplikuara aty ku mundemi,
- Intervali Kohor (psh: 1 Ditore, 1 Javore) inkorporon më shumë të dhëna se ato intervale më të ulëta (psh: 15 Minuta, 30 Minuta), dhe Intervalet kohore të larta (HTF-Higher Time Frames) gjithmonë janë më bindëse dhe më të sakta, ndërsa Intervalet kohore te ulëta (LTF-Lower Time Frames) janë më të lëkundshme kur bëjmë analizë,
- Të dhënat e fundit gjithmone jane me te sakta dhe prezentojne pjesemarresit e fundit ne treg, gjithmone duhet ndertuar analize me te dhenat me te fundit që janë shfaqur në grafik.
- Modelet e kandilave (Candlesticks Patterns)
Përgjatë krijimit të Qirinjve (Candles) në grafik, ato formojnë modele dhe pamje të ndryshme, dhe shumica e tyre kanë një kuptim ose japin një interpretim mbi lëvizjet e ardhshme.
Ka disa prej llojeve të Candlestick Patterns, por ato më të njohurat janë:
- Shtrirje e larte / Shtrirje e ulet (Swing High / Swing Low)
- Doji
- Çekan (Hammer)
- Gllaberues (Engulfing)
4.1 Swing Highs i referohet nje kulmi te arritur, ku çmimi refuzon ngritjen dhe ka nje fitil (Wick) të gjatë lart, zakonisht kur shfaqen këto në grafik, kandilat e ardhshëm do të jenë në renie,
4.2 Swing Lows i referohet të kundërtës, ku çmimi refuzon rënien dhe ka nje fitil (Wick) poshtë, zakonisht kur shfaqen këto në grafik, kandilat e ardhshëm presupozohet të jenë në ngritje.

4.3 Doji është kandil i cili formohet kur çmimi hapës dhe ai mbyllës në një zonë kohore të caktuar është shumë i përafërt, i ka fitilat (Wicks) shumë të gjatë, por trupi është tejet i vogël, indikon një treg të kthyeshëm (Reversal), nga ai ngrites në renie, ose nga ai rënës në atë gritës

4.4 Çekani (Hammer) – është një kandil i cili presupozon që kandilat e ardhshëm të jenë në trend të ndryshëm nga ai i deritashëm (Reversal trend). Quhet kështu për shkak të formës që shfaqet në grafik.

4.5 Gllaberues (Engulfing) formohet kur kemi një kandil paraprak më të vogël se aktuali që është në formim, presupozohet ta ndrrojnë trendin (Reversal)
