Gjoshi, Elvis Hoxhës: Faruk Mujka i VV-së ka qenë anëtar i JUL-it serb, jo Rrahman Jasharaj - NACIONALE

Gjoshi, Elvis Hoxhës: Faruk Mujka i VV-së ka qenë anëtar i JUL-it serb, jo Rrahman Jasharaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekreti i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar ndaj akuzave që Eliv Hoxha i VV-së ia ka bërë kreut të SBASHK-it, Rrahman Jasharaj.

Gjoshi ia ka rikujtuar Hoxhës se Faruk Mujka, nënkryetari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ka qenë anëtar i kryesisë lokale të JUL-it, partisë së Mira Markoviq-Milosheviqit, dhe jo Rrahman Jasharaj.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar, Jasharaj disa herë është maltretuar na policia serbe për aktivitetin e tij sindikal gjatë viteve 90-ta.

Postimi i tij i plotë:

Kush e ka gënjyer Elvis Hoxhën që grevat e punëtorëve është duke i organizuar Faruk Mujka, nënkryetari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së dhe ish-anëtar i kryesisë lokale të JUL-it, partisë së Mira Markoviq-Milosheviqit?

Jo Elvis, grevat po i organizon Rrahman Jasharaj, i rrahur shumë herê nga Policia serbe sepse ai organizimin sindikal nuk e ka nisur sivjet, apo prej kur Albini u bë kryeministër, por qe 30 e kusur vjet. Për dallim prej teje që patriotizmin e ke zbuluar vetëm pasi e ke zbuluar internetin.

Boll na shitet patriotizëm virtual në 2022-ten. Edhe ti, edhe shokët e tu nga Tirana në VV, e keni pas moshën e pushkës më 1999. Jeni frikësuar? Krejt ne rregull. Por, mos na tesh tash.

Për më keq, Albin Kurti tha që nuk i paguan punëtorët grevistë sepse nuk po punojnë gjatë grevës. Por, Albin Kurti ka pare me pagu si "keshilltarë" fashista gojëfëlliqur si Elvis frikacaku, ky "patriot" i pasluftës.

Lajme të ngjashme