Gjinovci: S'ka liberalizim te vizave
Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka komentuar takimin e sotëm të Grupit Punuës për liberalizim të vizave.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk ka liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Dmth s'ka liberalizim te vizave”, ka shkruar ia.
Vendet anëtare të BE-së janë përafruar me qëndrime rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, sipas Radio Evropës së Lirë.
Në takimin që është mbajtur sot të grupit punues, Evropa e Lirë mëson se vendimi pritet të merret së shpejti, kurse hyrja në fuqi e vendimit pritet në nëntor të vitit 2023.
Siç mëson gazeta në fjalë nga burimet diplomatike ky ka qenë kompromisi mes kërkesës së Francës për kushtëzimin e hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave me nisjen e zbatimit të ETIAS-it, dhe kundërshtimit të shumë vendeve tjera që kjo të mos lidhet.
Në fund është përmendur edhe ETIAS-i, por edhe data.