Gjinovci: Përparo o Përparim, testimi i trafikut mund të bëhet edhe me teknologji të thjeshtë
Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për eksperimentin që po bën në trafik.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se testimi i unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjete ka mundur të bëhet edhe përmes teknologjisë së thjeshtë.
Sipas tij, në këtë shekull nuk bëhen eksperimente me njerëz.
“Testimi që po bohet me njerëz në shekullin 21 mundet me u bo me programim dhe teknlogji kogja te thjeshte. Jon dofar shirita që qitën në tokë edhe e masin sa kerre po kalojnë nëpër ta. Domeha i vendosë ata shirita i len ni muj, mandej te dhanat i shtin ne kompjuter dhe me program projekton modalitete te ndryshme në kahjen e rrugeve dhe te del 3D qysh kish mu dok qarkullimi i kerreve ne ato rruge. Perparo o Perparim!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.