Gjendet një person pa shenja jete në Gjilan
Në Gjilan është gjetur një person pa shenja jete.
Policia ka bërë të ditur se trupi është dërguar për obduksion.
Njoftimi:
HETIM I VDEKJES
Gjilan / 03.06.2025 – 07:20. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.