Gjendet i vdekur Nezir Osmani i cili u zhduk para disa ditësh - NACIONALE

Gjendet i vdekur Nezir Osmani i cili u zhduk para disa ditësh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nezir Osmani, i zhdukur para disa ditësh, është gjetur pa shenja jete në afërsi të Lumit Llap në fshatin Lupq të Poshtëm të Podujevës.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se ekipet e Kërkim Shpëtimit kanë gjetur trupin e pajetë.

“Pas kërkimeve intensive sot ekipet e Kërkim Shpëtimit ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur me inicialet N.O, në zonën në afërsi të lumit llap në fshatin Lupq i poshtëm i komunës së Podujevës.” – thuhet në njoftim.

Në fund, bëhet e ditur se trupi i pajetë i është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Ekipet e Kërkim Shpëtimit të FSK-së, gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur

Pas marrjes së njoftimit nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për një person të zhdukur, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë të gjitha masat, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës, gjithashtu të angazhuar në këtë operacion kërkimi kanë qen një numër i madh i vullnetarëve.

Pas kërkimeve intensive sot ekipet e Kërkim Shpëtimit ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur me inicialet N.O, në zonën në afërsi të lumit llap në fshatin Lupq i poshtëm i komunës së Podujevës.

Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

Lajme të ngjashme