Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Një rast ka ndodhur në Lipjan, një në Prishtinë, një në Ferizaj, një në Klinë dhe dy raste në Gjakovë.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

· Lipjan 08.10.2024-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë 08.10.2024-10:30. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar është duke i shkaktuar dhunë psikike. I dyshuari është në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar.

DHUNË NË FAMILJE

Ferizaj 08.10.2024-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Klinë 07.10.2024-17:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

· Gjakovë 08.10.2024-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Gjakovë 08.10.2024-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Lajme të ngjashme