Fundjavë e acartë në Kosovë: Vështirësohet qarkullimi rrugor, apelohet për kujdes maksimal - NACIONALE

Fundjavë e acartë në Kosovë: Vështirësohet qarkullimi rrugor, apelohet për kujdes maksimal

1 javë më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik ka parashikuar temperatura ndërmjet -6 dhe -1°C gjatë këtij vikendi, ndërkohë që prania e ngricave ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin në disa akse rrugore.

Ulja e ndjeshme e temperaturave dhe reshjet e fundit të borës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor në të gjithë vendin këtë fundjavë. Ngricat dhe shtresat e borës janë prezente në shumicën e akseve, me autoritetet që kanë bërë thirrje për vigjilencë të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

Gjendja e rrugëve: Akset problematike

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të gjitha magjistralet që shpijnë drejt pikave të kalimit kufitar janë të mbuluara nga bora dhe akulli.

Aksi Pejë – Kullë: Qarkullimi është i kufizuar dhe lejohet vetëm për automjetet e vogla.

Magjistralja Prishtinë – Mutivodë: Rruga është e kalueshme, por lëvizja zhvillohet me vështirësi të theksuara për shkak të pranisë së ngricave.

Temperaturat në minus

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuara se dita e sotme do të karakterizohet nga mot i ftohtë dhe temperatura që do të mbeten në vlera negative gjatë gjithë ditës.

Sipas parashikimit, të dy vlerat ekstreme të temperaturave sot pritet të jenë nën zero, duke krijuar kushte për ngrica të vazhdueshme.

IHMK u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, veçanërisht ngasësve të mjeteve motorike, që të bëjnë kujdes

Njoftimi:

Parashikimi i Motit për Vikend (10–11 Janar 2026)

Gjatë vikendit parashihet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe bore.

E shtunë: Fillimisht riga shiu, të cilat gradualisht, me rënien e temperaturave, do të shndërrohen në reshje bore, veçanërisht në zonat më të larta.

E diel: Të dy vlerat ekstreme të temperaturave mbeten në vlera negative.

Kujdes ngasësit e mjeteve motorike gjatë qarkullimit nëpër rrugë, pasi ngricat janë evidente gjatë gjithë kohës.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 dhe -1°C ndërsa

Temperaturat maksimale të ditës ndërmjet: 0 deri 5°C

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 12 m/s.

Si pasojë e reshjeve, u bëhet apel komunave dhe agjencive përgjegjëse që të jenë vigjilente, veçanërisht në zonat me infrastrukturë të dobët dhe në vendbanimet përreth rrjedhave lumore, pasi lokalisht mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin normal të ujërave dhe në komunikacion

Java e ardhshme pritet të jetë më e ftohtë, me rënie të mëtejshme të temperaturave dhe paraqitje të acarit.

Lajme të ngjashme