Fox News: Gruaja që vdiq në Brezovicë të Kosovës ishte skijatore e njohur amerikane
Para pak ditësh u raportua për vdekjen e një qytetareje të huaj në Brezovicë pas rrëshqitjes së një orteku të borës. Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se bëhet fjalë për Katherine Rigby, një skijatore e njohur, sipas tyre.
“Fox News” duke cituar deklaratat e Policisë së Kosovës në lidhje me këtë rast, raporton që familjarë dhe miq të viktimës, kanë shprehur homazhe për vdekjen e saj.
Po ashtu, sipas mediumit të njohur amerikan, janë publikuar disa fotografi ku ajo shihet në qendrën e skijimit në Brezovicë.
Tutje raportohet se Rigby ka qenë një skijatore e arritur dhe e njohur.
Skijatorja e lindur në Vermont, shkruan se ka qenë e para që ka arritur zbritje me ski në Cho You, mali i gjashtë më i lartë në botë i cili ndodhet në Himalaje.
Sipas revistave, skiatori i lindur në Vermont ishte i pari që arriti një zbritje me ski me telemark në Cho You, mali i gjashtë më i lartë në botë që ndodhet në Himalaje.
Të tjera arritje të saj përfshijnë zbritje nga maja të ndryshme në Rusi Ekuador dhe Liban, e veç kësaj, ajo ka marrë pjesë edhe në sezonin e tretë të garës së “Nationas Geographic”, “Ultimate Survival Alaska”.

Ndërkaq, për rastin fillimisht kishte njoftuar Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ku kishte lëshuar një komunikatë të detajuar në lidhje me vdekjen në qendrën e skijimit në Brezovicë.
Në shkrimin e tyre, kjo qendër ka treguar se si është lokalizuar viktima, e cila është shtetase e huaj.
“Anëtarët tanë së bashku me Patrollen e skijimit të qendrës skitare në Brezovicë e kan lokalizuar viktimën e cila kishte marrë lëndime nga orteku.
Me të arritur i është dhënë ndihma e parë por nuk rezultuar pozitivisht.
Pas evakuimit të trupit nga ekipet mjekësore është verifikuar vdekja e skiatorës, shtetase e huaj.” – shkruhej aty.
Policia e Kosovës në anën tjetër, ka konfirmuar rastin duke thënë:
“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”.