“Fli e speca turrshi për policët”, Olluri: Të ndalen talljet me Policinë e Kosovës - NACIONALE

“Fli e speca turrshi për policët”, Olluri: Të ndalen talljet me Policinë e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Parim Olluri ka kritikua ministrinë Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po krenohet se si disa lokale po e furnizojnë Policinë e Kosovës me ushqim.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se policia ka nevojë për trajtim dinjitoz shtetëror.

A ky na qenka dinjiteti i premtuar apo? Do speci turrshi, do fli edhe ajran. Nga nje lokal ne Prishtine. A jane policet heronjte e Republikes apo raste sociale? Duhet te ndalen talljet me Policine e Kosoves. Perdorni taksat tone per ushqim, uniforma e çizme te policeve. Ata kane nevoj per trajtim shteteror dinjitoz. S’kane nevoj per bamirës”, ka shkrua Olluri.

Lajme të ngjashme