Nis protesta pas vrasjes së 35 vjeçares shtatzënë në QKUK, i drejtohet gishti "shoqërisë patriarkale" - NACIONALE

Nis protesta pas vrasjes së 35 vjeçares shtatzënë në QKUK, i drejtohet gishti "shoqërisë patriarkale"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka filluar protesta kundër vrasjeve së grave nga burrat pas rastit të tmerrshëm të djeshëm në të cilin u vra një 35 vjeçare shtatzënë nga burri i saj.

Koha me shi nuk i ka penguar që në këtë protestë të mblidhen mijëra protestues.

Në duart e tyre, protestuesit po mbajnë parulla me mbishkrime të ndryshme.

Kryeministër, armiku është patriarkati”, “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave”, janë disa prej tyre.

Por, nuk pati ndonjë parullë ku kërkohej dorëheqje në nivel politik.

Në paralajmërimin e protestës, Rrjeti i Grave të Kosovës kishte shkruar thjesht se do të protestonin "kundër institucioneve", duke përmendur specifikisht gjykatat. Juristja e mediave Flutura Kusari në një status të sotëm në Facebook ishte shprehur se pikërisht Qeveria po provonte të shtynte përpara narrativën se gjykatat ishin fajtore për këtë rast, në mënyrë që të shfajësohej.

Lajme të ngjashme